KONVERTIM NGA DWG NË APLIKACION WEB-i
Mund të bëjmë konvertimin e projekteve DWG si faqe interneti interaktive me levizje 2D dhe 3D. Projekti juaj në modelin e Autocadit do të konvertohet në HTML, CSS, JAVASCRIPT dhe CANVAS, të cilët janë themelorë për prezantimin në distance to projekteve tuaja online, në distancë dhe për një publik të gjerë.
Duke patur një projekt Autocadi si faqe interneti, nuk do të thotë konvertimin në format PDF, JPG, PNG, TIFF apo te tjerë.
Konvertimi i modelit të Autocadit në një aplikacion online do të thotë komplet interaktiv dhe me cilesi maksimale si në modelin e Autocadit.
Disa shembujt tregohen më poshtë për të patur një ide se si janë modelet interaktive të Autocadit në faqe interneti.
Duhet të plotësoni formularin e mëposhtëm dhe të sqaroni detajet me pika, se çfarë duhet përfunduar konkretisht.
Instruktori do tju informojë më tej rreth detajeve që nevojiten, kohës së mbarimit dhe kushtet e pagesës.
Vilë Italiane
Paraqitja e një vile në Itali, me dimensionet dhe
shtrirjen e planimetrive. Modeli eshte komplet si faqe interneti me të
gjitha komandat e nevojshme.
Konstruksion
Paraqitja e konstruksioneve metalike të versionit
Anglez. Po ashtu në kë projekt paraqiten detajet e ndryshme të montimit
të elementeve me detaje ekzakte.
Kopësht
Paraqitja skematike e një kopshti të një klubi Egjyptian. Veglat interactive janë në disponim për të naviguar në
modelin e Autocadit. Lexohen mjaft qartë legjenda në të.