Më poshtë do të gjeni përgjigjet e pyetjeve më të kërkuara rreth kursit të Autocadit dhe metodave të pagesave që ofrohen.
Abonimi është mujor ose vjetor.
Nëse keni paguar për abonim mujor do të keni akses nga dita e aktivizimit të abonimit deri në të njëjtën ditë të muajit të ardhshëm. Si shembull, nëse abonoheni në 5 Korrik, atëhere do të keni akses deri në 5 Gusht. E njëjta gjë edhe me abonimin vjetor. Nëse abonimi vjetor aktivizohet me 10 Korrik 2023, atëhere do keni akses deri më 10 Korrik 2024.
Po, duhet të paguani vetëm për tu abonuar. Abonimi është mujor ose vjetor, sipas dëshirës tuaj.
Autocad.al pranon pagesat me bankë, karta debiti/krediti (Visa, Mastercard, etj) dhe Paypal.
Duhet të jeni mbi moshën 18 vjeç që të paguani.
Nuk ka rëndësi se ku ndodheni, pagesat mund ti bëni online direkte në platformën Autocad.al dhe në asnjë faqe tjetër.
Kini shumë kujdes nga pirateria online si emailet SPAM, faqe të dublikuara Phishing, apo mashtrime të ndryshme.
Sigurohuni që linket ku klikoni, fillojnë me domainin "autocad.al" ose "paypal.com", sepse vijnë vetëm nga kjo platformë kur të bëni pagesën.
Normalisht kur abonoheni, nën-kuptohet që pagesat do të merren nga karta juaj e kreditit ose debitit, ose nga llogaria juaj e paypalit në mënyrë automatike. Ju jeni përgjegjës për të anulluar abonimin tuaj tek paneli i përdoruesit, nëse nuk dëshironi të vazhdoni abonimin në këtë platformë.
Po, do tju dërgohen emaile 2 javë, 1 javë, 2 ditë, 1 ditë përpara skadimit të abonimit tuaj.
Ju jeni përgjegjës për të kontrolluar nëse do të vazhdoni abonimin tuaj ose jo.
Nëse nuk dëshironi të vazhdoni abonimin tuaj, ju lutemi anulloni abonimin në panel ose na kontaktoni menjëherë tek info@autocad.al dhe do tju njoftojmë sa më shpejt konfirmimin.
Jo, varet nga metoda e pagesës. Pasi keni bërë pagesën ju lutemi të prisni deri në 48 orë. Llogaria juaj do të aktivizohet nga stafi i platformës. Nëse nuk merrni njoftim brenda 48 orëve, ju lutemi të kontaktoni tek info@autocad.al ose me telefon si tek faqja e kontaktit ose në fund të kësaj faqeje.
Nëse ju është dhënë aksesi për të hyrë në panelin e platformës dhe përsëri nuk mundeni të hyni, ju kërkojmë falje dhe ju lutemi të na kontaktoni përsëri.
Normalisht jo, mund të mos paguani për muajt e ardhshëm.
Platforma Autocad.al është platformë trajnimi me video dixhitale të vëna në dispozicionin tuaj 24 orë.
Në momentin që ju keni aksesin në dorë, do të keni mundesinë për të naviguar në çdo video.
Kjo do të thotë që mund të kopjoni në mënyra të ndryshme përmbajtjet edhe pse rreptësisht është e ndaluar.
Ju lutemi të kontaktoni tek adresa emailit info@autocad.al në çdo rast, telefonatat për kthim lekësh do të refuzohen.
Mund të na shkruani email tek info@autocad.al, ose me whatsapp: 00436502476704.
Është rreptësisht e ndaluar. Ju paguani për trajnimin dhe teknikat e pëdorura në këto trajnime. Ju përfitoni dije nga ky trajnim dhe keni akses deri sa periudha e abonimit përfundon. Nuk lejohet kopjimi, shkarkimi, shpërndarja jashtë platformës Autocad.al. Është e ndaluar me ligj marrja pa lejen e shkruar të autorit për çdo material në platformën Autocad.al.
Çdo trajnim që bëni është investim për njohuritë tuaja. Autori mundohet të japi njohuritë e tij për tju ndihmuar në karrierën tuaj. Nëse nuk keni synim për të punuar në të ardhmen me projekte apo punime 2D dhe 3D me përpikmëri të lartë, atëhere mos u rregjistroni në këtë platformë. Konsultohuni me autorin me email nëse keni dyshime mbi këtë kurs.
Është e mundur por duke komunikuar me email tek info@autocad.al për informacione të mëtejshme, si periudha, oraret, pagesat, etj.
Për të gjithë të abonuarit do tu jepet ndihma në formë këshillimi, por asnjëherë për të punuar projektin tuaj direkt deri në përfundim. Për ata që nuk janë të abonuar duhet të konsultohemi duke plotësuar formularin e konsultimit që shikoni në fund të faqes.
Autocad është program kompjuterik për dizenjmin teknik me standarte ndërkombëtare. Nëse je nën 18 vjeç, normalisht nuk këshillohet për ty. Autori rekomandon të mësoni programe dizenjimi më të lehta për tu kuptuar si Sketchup ose platforma online që ofrojnë dizenjimin me drag & drop. Nëse prindët tuaj insistojnë të mësoni Autocadin, atëhere ata duhet të abonohen në këtë platformë në mënyrë që kesh akses në këtë trajnim.
Do të keni akses të hyni në platform por nuk do keni mundësi për të parë videot. Gjithsesi do të keni mundësi të ri-abonoheni për të patur akses.
Do të keni akses të hyni në platform por nuk duhet ta shpërndani emailin tuaj dhe fjalëkalimin me të tjerë. Platforma mban mend se kur jeni futur dhe nga ku jeni futur. Nëse shperndani aksesin me të tjerë do të paralajmëroheni për shpërdorim akesi. Nëse e përsërisni përsëri do të bllokohet aksesi dhe pa të drejtë kthimi të lekëve për periudhën që keni abonuar.
Instruktori mirëpret vërejtjet dhe sygjerimet që keni. Ju lutemi dërgojini ato me email: info@autocad.al
Do të merren në shqyrtim kërkesat tuaja dhe sipas kualitetit të sygjerimeve do ti vendosim në platformë.
Vetëm për të abonuarit mund të kërkoni që instruktori të shpjegojë me video rreth komandave specifike që keni dëshirë. Instruktorit do ti duhen 3-5 ditë për të përgatitur videon me sqarimet specifike.
Jo.
Autocad.al nuk është shkollë e liçensuar nga ndonjë administratë publike. Prandaj nuk mund të lëshohen çertifikata sepse nuk do kenë asnjë vlerë.
Videot që paraqiten në kurs janë trajnime për të mësuar Autocadin më tepër nga sa dini.
Instruktori ndan me ju eksperiencën e tij, në mënyrë që keni sa më shumë sukses në karrierën tuaj.
Duke futur adresën tuaj të emailit këtu,
do të merrni lajmet e fundit sa herë që postohen.