Mëso AutoCAD 2D & 3D në gjuhën Shqipe
Video tutoriale me praktikë për të gjithë ata që duan të përvetësojnë punimin në Autocad 2D dhe 3D.
Abonohu taniVideo tutoriale me praktikë për të gjithë ata që duan të përvetësojnë punimin në Autocad 2D dhe 3D.
Abonohu taniPërshëndetje miq, unë jam Inxh. Erjon Galanxhi, i lindur në Tiranë në vitin 1983. Kam përgatitur portalin Autocad.al për tju ardhur në ndihmë atyre që duan të ecin përpara në përdorimin e Autocadit. Ky portal më është kërkuar nga shumë persona si në Shqipëri dhe jashtë ndër vite.
Kam dhënë mësim programin e Autocadit dhe ndërtimin e faqeve të internetit që në 2007, në qendrën didaktike Irisoft në Tiranë. Kam emigruar dhe jetoj e punoj në Vienë të Austrisë. E kam pasion vizatimin teknik dhe përdorimin e programeve kompjuterike që ndihmojnë në dizenjim.
Jam munduar të krijoj videot e shkurtra mbi projekte reale në gjuhën Shqipe. Shpresoj që videot tju ndihmojnë sa më shumë në karrierën që keni zgjedhur.
Nëse keni gjëra të paqarta mund të klikoni butonin "Pyetje dhe përgjigje" në fund të faqes. Nëse akoma nuk keni gjetur përgjigjen atëherë klikoni tek "KONTAKT" dhe të më shkruani për pyetjet tuaja.
Ky kurs azhornohet çdo javë me video të reja dhe pas abonimit do të keni akses tek çdo video.
Do të mësoni standartet e vizatimit me shkallë dhe me përgatitje për printim në seri me shumë faqe.
Projektet e ilustruara gjatë videove janë projekte reale të zbatuara. Do të merrni info mbi to.
Është e rësishme të punoni shpejt duke përdorur mausin të kombinuar me dorën e majtë mbi tastierë.
Shpjegimi i komandave do të jetë i imtësishëm për të treguar qartë përdorimin në projekte reale.
Do të shpjegohet duke ndërtuar planimetri dhe trupa mekanik në 2-dimenional.
Do të mësoni konvertimin e projekteve ekzistuese që janë në letër dhe ti ktheni në version digital Autocadi.
Përshtatja dhe punimi me shkallë është pika më e rëndësishme për punuesit në Autocad.
Do të mësoni tipet e dimensioneve, tipet e teksteve dhe pozicioni i pranuar i tyre mbi vizatime.
Punimi me shkallë në Layout dhe përgatija e për printim në letër.
Do të mësoni printimin në seri të shumë layouteve me metoda automatike pa humbur kohë.
Punimi me referenca (XREF) me kompozimin e një projekti të vetëm nga disa projekte të veçantë.
Do të mësoni ngritjen nga 2D në 3D të planimetrive dhe objekteve mekanikë.
Si të orientoheni në 3D duke kuptuar rrotullimin e trupave rreth boshteve karteziane ose të tjerë.
Do të mësoni se si do të aplikoni materialin e duhur tek trupat që janë ndërtuar në Autocad.
Do të mësoni vendosjen dhe pozicionimin e shikimit të kamerave në ambjente 3D.
Do të mësoni se si lëvizet syri shikues nëpërmjet kamerave të vendosura sipas një trajektore në 3D.
Çdo video Autocadi trajton komanda ose projekte. Do të keni mundësinë të pyesni instruktorin direkte.
Duke futur adresën tuaj të emailit këtu,
do të merrni lajmet e fundit sa herë që postohen.